Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzohet betoni i tarracës, plagoset oficeri i policisë
English

Rrëzohet betoni i tarracës, plagoset oficeri i policisë

Korçë, 15 maj, NOA – Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës. Një 26 vjeçar, është plagosur nga një copë betoni që ka rënë nga tarraca e një pallati.

Bëhet fjalë për Erion Mërkurin me profesion oficer policie, aktualisht në reformë. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 20.50, në lagjen nr. 2 Korçë, në vendin e quajtur ish- kinema Morava në bulevard “Republika”.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, të dhënat e para të së cilës flasin për një aksident.

Sipas policisë, një pjesë betoni anësore e tarracës së një pallati ka goditur në kokë Mërkurin, i cili ka qenë duke kaluar në atë kohe në trotuarin poshtë këtij pallati.

Mërkuri është transportuar në spitalin civil të Korçë dhe ka marrë ndihmën e parë.

Por mjekët e qytetit të Korçës e kanë versuar shumë të rëndë gjendjen të palosurit dhe kanë kërkuar transportimin e tij për në Spitalin ushtarak Tiranë.

m.xh/NOA

KOMENTE