Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Kategoria E Parë/ Bylis Dhe Elbasani Në Superligë, Kamza Dhe Lushnja Në Play-Of
English

Sport-Kategoria E Parë/ Bylis Dhe Elbasani Në Superligë, Kamza Dhe Lushnja Në Play-Of

- Partizani mbetet në Kategorinë e Parë. Sopoti e Turbina ranë direkt në të dytën - TIRANË, 15 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Bylisi dhe Elbasani kalojnë në Kategorinë Superiore, Kamza dhe Lushnja në plejof, me të drejtën për të zhvilluar ndeshje me vendet 9-10 të Superligës për të hyrë në elitën e futbollit shqiptar. Partizani përfundimisht edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërsa Sopoti e Turbina ranë direkt në të dytën. Këto ishin verdiktet e javës së fundit të Kategorisë së Parë. Elbasani shkatërroi 8-4 kampionen e Kategorisë së Parë, Bylisin. Sulmuesi ballshiot, Romeo Hamzaj, pas pesë golave të shënuar në fitoren 7-5 ndaj Pogradecit një javë më parë, shënoi të katër golat e ekipit të tij në "Ruzhdi Bizhuta". Romeo Hamzaj, me 9 gola në dy ndeshjet e fundit dhe 27 gola në total, fitoi "Këpucën e artë" të Kategorisë së Parë, me pesë gola më shumë se Dorian Bubeqi i Lushnjës (22). Kamza siguroi vendin e tretë, pas fitores 10-0 me Turbinën. Lushnja fitoi 1-0 me Besëlidhjen me një gol të kapitenit Gentian Çela, duke mbetur përfundimisht në vendin e katërt. Partizani humbi në Krujë 2-1 me Skraparin, teksa të kuqtë e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Hallaçit. Pogradeci fitoi 2-1 me Adën, ndërsa Gramshi siguroi mbijetesën pas fitores 2-0 me Luftëtarin. Memaliaj fitoi 4-0 me Sopotin e rënë nga Kategoria e Parë. - Java e 30-të e Kategorisë Superiore Partizani-Skrapari 1-2 Elbasani-Bylis 8-4 Kamza-Turbina 10-0 Memaliaj-Sopoti 4-0 Lushnja-Besëlidhja 1-0 Gramshi-Luftëtari 2-0 Pogradeci-Ada 2-1 Burreli-Bilishti 1-1 - Renditja e Kategorisë së Parë pas javës së 30-të: Nr Ekipi N Pikë 1 Bylis 30 69 2 Elbasani 30 62 3 Kamza 30 62 4 Lushnja 30 60 5 Partizani 30 57 6 Pogradeci 30 48 7 Ada 30 42 8 Luftëtari 30 36 9 Besëlidhja 30 35 10 Bilisht Sporti 30 32 11 Gramshi 30 32 12 Burreli 30 31 13 Skrapari 30 31 14 Memaliaj 30 29 15 Turbina 30 28 16 Sopoti 30 18 /s.s./
KOMENTE