Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlandë - Arrin Në 16 Bilanci I Viktimave Në Përleshjet E Ushtrisë Me Protestuesit
English

Tajlandë - Arrin Në 16 Bilanci I Viktimave Në Përleshjet E Ushtrisë Me Protestuesit

BANGKOK, 15 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur gjatë përleshjeve mes forcave ushtarake tajlandeze dhe manifestuesve antiqeveritarë në Bangkok, sipas një bilanci të ri të komunikuar sot nga shërbimet e urgjencës në qendrat spitalore, të cilët shtuan se tre shtetas të huaj ishin plagosur. Të gjithë viktimat janë tajlandezë, deklaroi për AFP një zyrtar i lartë i shërbimeve të urgjencës në Bangkok. Bilanci i të plagosurve i përcaktuar rreth orës 23:00 GMT të ditës së djeshme arriti në 141 persona, ndër të cilët një shtetas nga Birmania, një nga Polonia dhe një kanadez, shtoi zyrtari i lartë, por pa dhënë hollësi për shtetasin nga Birmania dhe atë nga Polonia. Kanali televiziv ''France 24'' njoftoi gjatë orëve të vona të natës së kaluar se një prej kameramanëve të tij, Nelson Rand, me kombësi kanadeze, ishte plagosur rëndë ndërkohë që përpiqej të përmbushte detyrën e tij duke raportuar mbi gjendjen në vend./ /i.p/
KOMENTE