English

Të majtët në Gjermani zgjedhin kryesinë e re të partisë

Rostock (Gjermani), 15 maj, NOA - Të majtët gjerman do të zgjedhin një kryesi të re për të drejtuar partinë. Në kongresin ë që zhvillon punimet në Rostock, delegatët do të votojnë për pasardhësit e kryetarëve të partisë në largim, Oskar Lafontaine dhe Lothar Bisky.

Për këtë post konkurrojnë deputetja në parlamentin federal Gesine Lotzsch dhe zëvendëskryetari aktual i partisë, Klaus Ernst nga Bavaria.

Para zgjedhjes së udhëheqjes së re në kongres duhet të ndryshojë me shumicën e dy të tretave statuti, sepse deri tani ky parashikon përfundimin këtë vit të kryesisë së dyfishtë. Krahas kreut të partisë, në ardhmen edhe pozicioni i drejtimit të punëve të partisë në rang federate do të mbahet nga dy persona.

NOA/DW

KOMENTE