English

“Uzina e vjetër”, kapen 3 të rinj në Korçë me hashash e heroinë

Korçë, 15 Maj 2010 NOA/ Alba Filipi – Tre persona janë bërë objekt i një operacioni policor në Korçë, nën dyshimet se ishin grup trafikimi lëndësh narkotike, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Të arrestuarit e pasdites së sotme janë T.Rushi 19 vjeçar, lindur dhe banues ne lagjen nr 8 Korçë, Jani Zgorani, 27 vjeçar, lindur në Korçë dhe banues ne fshatin Poceste te rrethit te Korçës dhe Arben Bardhollari 38 vjeç lindur në Korçë dhe banues ne fshatin Bulgarec te rrethit te Korçës.

Drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues Bernard Çaushaj i tha agjencisë NOA se “Seksioni Kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Korce, ka finalizuar me sukses operacioni i koduar “Uzina e vjetër” nga ku u be i mundur arrestimii tre të dyshuarve per vepren penale “Prodhim dhe Shitje te Lendeve Narkotike” ne bashkepunim parashikuar”.

Operacioni i koduar policor u zhvillua sot në orën 15.00 tek Uzina mekanike ne lagjen 17 te qytetit te Korçës ku eshte bere nderhyrja dhe kapja e ketyre të dyshuarve të cilëve u jane sekuestruar si prova materiale një kg e 141.8 gramë lende narkotike te llojit Hashash (Cannabis Sativa) si dhe 2.2 gr lende narkotike te llojit Heroine. Policia tha se materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korçë per hetime te metejshme.

a.f/r.n/NOA

KOMENTE