English

Çelsi fiton FA Cup

Angli, 16 Maj NOA - Edicioni i 129 i trofeut të FA Cup në Angli, është fituar nga skuadra e Çelsit. Djemtë e Ançelotit kanë arritur të marrin trofeun e dytë për këtë sezon ku në finalen me ekipin e Portsmuthit ata arritën të fitojnë me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

Rasti më ideal për të kaluar në avantazh në këtë garë iu dha të parës skuadrës së Portsmuthit, ku në një penallti të dhënë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Boateng nuk arriti të shënonte pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri Cech.

Më pas në minutën e 58 të takimit, në një goditje dënimi të realizuar mjaft bukur nga Drogba, erdhi dhe goli i fitores për Çelsin.

Për tu përmendur është dhe një njëmbëdhjetëmetërsh i gabuar nga ana e Frank Lampard ku në rast se ai do të shënonte, atëherë ndeshja do të kishte përfunduar plotësisht për formacionin e Avram Grant.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për ekipin e “Bluve të Londrës” dhe gjithashtu për teknikun italian Karlo Ançeloti, i cili këtë sezon ka arritur të dalë mjaft rezultativ në ekipin e Çelsit.

r.b/NOA

KOMENTE