Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: 38 Piktore Te Njohur Ekspozojne Punime Me Teme Detin Dhe Durresin
English

Durres: 38 Piktore Te Njohur Ekspozojne Punime Me Teme Detin Dhe Durresin

N DURRES, 16 maj /ATSH-Gezim Kabashi/. - 97 tablo përmasave të ndryshme me temën e detit dhe të Durrësit, vepra të 38 piktorëve shqiptarë, janë ekspozuar në sallonin "Arte" të qytetit të Durrësit në përfundim të punës së përbashkët 1-javore të "Kolonisë së artistëve të penelit". Piktorët e njohur shqiptarë nga treva të ndryshme brenda dhe jashtë vendit kanë paraqitur vepra të frymëzuara në qendra të ndryshme historike të Durrësit, ndërsa nuk janë "kursyer" edhe punimet me motive nga plazhet pranë tij. Menaxheri i artit, Çaush Vathi, nismëtar i edicionit të parë të kolonisë së artistëve pamorë në Durrës, tha për ATSH-në se tablotë e Zef Shoshit e Kujtim Buzës, Ali Osekut e Buron Kacelit, Xheneta e Agim Kadillarit, Agim Fajës e Qamil Prizrenit etj, qëndrojë përkrah njëra tjetrës në ekspozitën që mori shkas nga përgatitjet për festën e fillimit të sezonit të ri turistik në Durrës. Bashkë me piktorët që morën frymëzimin e drejtpërdrejtë në pikat që ata i përzgjodhën vetiu, kolonia e artistëve në Durrës pati si mysafirë edhe mjeshtrin Omer Kaleshi, i cili mbërriti enkas nga Parisi, ku jeton dhe punon prej vitesh. Ekspozita e hapur në sallonin "Arte" në zonën e plazhit do të qëndrojë e hapur një javë radhazi. /a.ke/
KOMENTE