English

Juventus, Buffon drejt lamtumirës

Tiranë, 16 Maj 2010 NOA - Tashmë e ardhmja e portierit të Juvetusit Gigi Buffon nuk është më e sigurt në skuadron e bardhë e zinjve.

Me sa duket vetë drejtuesit e klubit të Juvetusit kanë ndërmend që ta nxjerrin në merkato atë dhe kjo për të përfituar ndonjë shumë të rëndësishme në ofertat që do të bëhen në drejtim të tij.

Vetë Buffon, në lidhje me këtë fakt nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe kjo ka lënë të hapur një hipotezë largimi të tij në fund të sezonit.

Portieri numër një në botë ka pohuar se kërkon të ketë një ekip i cili duhet të jetë kompetitiv në të gjithë eveniment dhe është shprehur tepër i habitur për këtë gjendje të Juventusit ku në fund të kampionatit ekipi i tij nuk lufton për asnjë të tillë.

r.b/NOA

KOMENTE