English

Leonardo pranë Flamengos

Brazil, 16 Maj NOA - Sipas shtypit brazilian tekniku i Milanit Leonardo pasi i ka thënë lamtumirë kuq e zinjve, do të kalojë në kampionatin brazilian dhe do të jetë drejtuesi i ekipit të Flamengos.

Këtë fakt e ka mbështetur e përditshmja braziliane “Globo”, sipas të cilëve emri i Leos është ai më i mundshmi për të ardhur në ekipin e Rio de Janeiro.

Në qoftë se Leonardo do të shkojë tek ky ekip atëherë problemi i parë që do të ketë është ai i Adrianos, me të cilin do të vendosë në qoftë se do të rinovojë kontratën apo të largojë atë nga ekipi.

Megjithatë çdo gjë mbetet ende për tu parë pasi për Leonardon, aktualisht janë të shumta ekipet që janë vënë në ndjekje.

r.b/NOA

KOMENTE