Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milan fiton ndaj Juventus
English

Milan fiton ndaj Juventus

Milano, 16 maj NOA - Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit italian të Seria A, në përballjen midis Milanit dhe Juventusit, kuq e zinjtë arritën të fitojnë më rezultatin 3 me 0.

Djemtë e Leonardos duhet thënë se zhvilluan një garë mjaft të mirë duke arritur të kalojnë në avantazh që në minutat e para të garës me anë të Antoninit.

Më pas për të shënuar dy golat e tjerë dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj gare, mendoi braziliani Ronaldinho, i cili ashtu si në ndeshjen e parë midis këtyre dy ekipeve, realizoi një dygolësh tjetër përballë bardhë e zinjve.

Kjo ishte një ndeshje, e cila do të mbahet mend dhe si ajo e lamtumirave, pasi kujtojmë se pas përfundimit saj, janë shumë lojtarë të Milanit ashtu si dhe vetë tekniku i tyre Leonardo, të cilët nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi.

r.b/NOA

KOMENTE