Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjysmohen Çmimet Në Disa Artikuj Kryesorë Bujqësorë
English

Përgjysmohen Çmimet Në Disa Artikuj Kryesorë Bujqësorë

TIRANE, 16 Maj /ATSH- E.Xhajanka/.- Edhe gjatë kësaj jave vazhdoi ulja e çmimeve për disa artikuj bujqësorë në tregjet e vendit, njoftoi sot drejtoria e statistikave në ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK). Sipas MBUMK, në fund të kësaj jave, çmimet mesatare janë përgjysmuar për një pjesë të konsiderueshme të perimeve që janë në pikun e sezonit të prodhimit, si dhe për produktet blegtorale të vendit, kundrejt javës së kaluar. Kështu, çmimi mesatar për domaten është ulur nga 100 lekë/kg në 60 lekë/kg , specat nga 90 leke/kg në 70 lekë/kg, trangujt nga 80 lekë/kg shiten 40 lekë/kg etj. Në prodhimet e bulmetit, statistikat evidentojnë se djathi i bardhë nga 370 lekë/kg shitet me 300 lekë/kg, gjalpi i freskët nga 540 lekë/kg shitet me 500 lekë/kg dhe vezët nga 11 lekë/kokerr, shiten me 9 lekë/kokërr. Rënie çmimesh vihet re këtë javë për frutat kryesore të stinës si, qershitë, që po shiten mesatarisht 280 lekë/kg, kumbullat me 100 lekë/kg, etj. Ndërsa çmimet e frutave të importit ruajnë qëndrueshmërinë e javës së kaluar. Ekspertët e fushës vërejnë se rritja e prodhimit vendas, sezonaliteti i prodhimit, kanë ulur çmimet e prodhimeve bujqësore e blegtorale vendase. Ky fakt bie në sy dhe nga një vëzhgim në tregjet kryesore të shitjes në Tiranë, çka qartëson tendencën e uljes së çmimeve të prodhimeve bujqësore të stinës. Në tre vitet e fundit Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Lushnja, janë shndërruar në qendrat kryesore të prodhimit dhe tregtimit masiv të prodhimeve bujqësore. Përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnjë, vërehen sipërfaqe toke të mbjella me perime dhe foragjere, por nuk mungojnë edhe sipërfaqe të tëra me sera. Në këto kushte, rritja e prodhimit të hershëm të perimeve, sasitë e të cilave vijnë duke u shtuar me ngritjen e temperaturave, ka nxjerrë në pah kërkesën e fermerëve për zgjerimin e tregjeve me shumicë të perimeve. Prodhimet bujqësore plotësojnë nevojat e pjesës më të madhe të tregjeve kryesore në rrethe të ndryshme të vendit. /a.ke/
KOMENTE