English

Vjedhin rrethimin e hekurt të varrezave, arrestohen

Pejë, 16 Maj 2010 NOA – Dy persona nuk kanë ngurruar të vjedhin as varrezat duke plaçkitur që andej rrethimin e metaltë por janë zbuluar dhe janë vënë në pranga. Megjithatë, ata janë liruar disa orë më pas për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Ngjarja u raportua në rajonin e Pejës, në Vitomiricë ku edhe janë arrestuar dy te dyshuarit, nga komuniteti egjiptian, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

“Dy të dyshuarit u arrestuan pasi u provua se kanë vjedhur rrethojën metalike nga varrezat Ortodokse-Serbe në Vitomiricë”, - tha Policia e Kosovës e cila shtoi se me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt, por rasti do të vijojë të jetë në hetime.

a.b/NOA

KOMENTE