English

Afganistan - Dy Ushtarë Italianë Humbin Jetën Pas Shpërthimit Të Një Sasie Eksplozivi

KABUL, 17 maj /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë italianë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi në verilindje të Afganistanit, njoftuan burime lokale. Sipas tyre, katër makina ushtarake po i drejtoheshin lokalitetit të Bala Murghabit, kur një sasi eksplozivi artizanale shpërtheu kundër tyre. Këto lloj sulmesh janë të zakonshme kundër forcave të ISAF-it në Afganistan. Pas shpërthimit, dy ushtarë italianë humbën jetën, ndërkohë që dy të tjerë u plagosën rëndë. Sipas burimeve lokale, një nga të plagosurit mund të jetë grua./ a.jor.
KOMENTE