English

Barça feston titullin e 20 të La Liga

Spanjë, 17 Maj NOA – Në kampionatin spanjoll ekipi i Barcelonës ka arritur të marrë titullin e 20 të tij duke festuar dhe këtë herë trofeun e La Ligës.

Në ndeshjen e javës së fundit me Valadolid ata fituan me rezultatin e thellë 4 me 0 duke siguruar vendin e parë dhe fitimin e titullit kampion në Spanjë.

Ishin dy gola të Messit, një i Pedros dhe një autogol i Prieto, të cilët bënë të mundur që ekipi i Pep Guardiolës të shpallej kampion për herë të 20 në këtë kampionat.

Duhet thënë se Barça ka fituar me mëritë pasi që në fillim të sezonit ata kanë kryesuar kampionatin duke qëndruar në krye përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

r.b/NOA

KOMENTE