Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha tenorit Pirgu: Suksesi juaj bën krenar çdo shqiptar
English

Berisha tenorit Pirgu: Suksesi juaj bën krenar çdo shqiptar

Tiranë, 17 maj, NOA – Pasi ka qenë i pranishëm edhe vetë dje në mbrëmje në koncertin recital që tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu dha në Teatrin e Operas dhe Baletit, kryeministri Sali Berisha e priti sot në një takim të posaçëm në zyrën e tij. Pasi e uroi përzemërsisht për suksesin e mbrëmshëm, Berisha i komunikoi Pirgut se “suksesi juaj bën krenar çdo shqiptar dhe ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit”.

Nga ana tjetër, kryeministri Berisha theksoi se kishte dhënë porosi të veçanta për ministrinë e Jashtme, që të përpunojë një program të mbështetjes së talenteve shqiptare, që debutojnë në skenat botërore, ashtu si Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të mbështesë talentet që zhvillohen në shkollat dhe skenat e vendit tonë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm, - tha kryeministri - që ekonomia e tregut ka rolin e vet në nxitjen dhe formimin e talenteve, por shteti do të ketë gjithmonë rolin primar, sepse kultura është formuesja e identitetit kombëtar dhe asgjë nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe jetëgjatë pa këtë identitet që e formojnë artistët dhe shkrimtarët”.

Nga ana e tij, tenori Saimir Pirgu e falënderoi kryeministrin Berisha për prezencën e tij të djeshme në koncert dhe pritjen e veçantë që i ofroi sot.

“Ngrohtësia që më dha dje publiku shqiptar, nëpërmjet duartrokitjeve, ishte dhurata më e vlefshme që kam marrë këto vjetët e fundit nga të gjitha skenat, ku kam debutuar, sepse artist i vërtetë bëhesh vetëm kur të vlerëson populli yt”, tha Saimir Pirgu.

Ai premtoi më pas, se do të kthehet përsëri në skenën shqiptare, që është shtëpia e vërtetë e tij.

n.e/NOA

KOMENTE