Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bsh: Treguesi I Besimit Te Konumatorit Per Sektorin E Ndertimit, U Rrit Me 7.7%
English

Bsh: Treguesi I Besimit Te Konumatorit Per Sektorin E Ndertimit, U Rrit Me 7.7%

TIRANE, 17 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Treguesi i besimit të konsumatorit ndaj zhvillimeve në sektorin e ndërtimit (TBN) është rritur me 7.7 pikë përqindje në tremujorin e parë 2010, duke qëndruar gjithsesi 10.7 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë, bën të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimin ekonomik. Sipas BSH-së, rritja e treguesit është shkaktuar nga zhvillimet pozitive në tre komponentët përbërës të tij. Kërkesa dhe punësimi në ndërtim janë vlerësuar më pak negativisht: balanca e tyre u rrit përkatësisht me 4.7 dhe 4.0 pikë përqindjeje, duke mbetur gjithsesi në nivele negative. Gjithashtu, edhe pse ende negative, balanca e prodhimit shënoi rritje me 14.3 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Vlerësimi i bizneseve të ndërtimit për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi, megjithëse në përmirësim të ndjeshëm nga vrojtimi i kaluar, mbetet në nivele të ulëta negative edhe për vrojtimin aktual (balanca neto -21.3 për qind). Në tremujorin e parë 2010, bizneset kanë raportuar se kuadri ligjor dhe mungesa e lejeve të ndërtimit kanë pasur ndikimin më të madh në pengimin e aktivitetit normal të tyre. Lidhur me kontratat porositëse, rreth 51.7% e bizneseve ndërtuese i kanë vlerësuar si të pamjaftueshme. Shfrytëzimi i kapaciteteve ndërtuese në tremujorin e parë 2010 rezultoi rreth 65.7 për qind, që përbën një rritje prej 4.5 pikë përqindjeje nga tremujori i kaluar. Bizneset kanë vlerësuar në rritje inventarët e tyre dhe të përkeqësuar gjendjen financiare. Pas një rënie të lehtë në tremujorin e katërt 2009, çmimet e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin aktual. Bazuar në vrojtimin e fundit, rreth 80 për qind e bizneseve ndërtuese nuk kanë kryer investime të reja gjatë 6-mujorit të fundit. Pritjet për tremujorin e dytë 2010 tregojnë për një përmirësim të pritshëm në sektorin ndërtimit, ndërsa sinjalizojnë një prirje të lehtë rënëse për çmimet e prodhimit.Bizneset e sektorit të ndërtimit nuk presin të kryejnë investime të reja në struktura dhe pajisje teknologjike në 6-mujorin e ardhshëm./n.m/
KOMENTE