Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita kundër Homofobisë, OJQ-të: Të respektohen të drejtat e homoseksualëve
English

Dita kundër Homofobisë, OJQ-të: Të respektohen të drejtat e homoseksualëve

Tiranë, 17 Maj, NOA - Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, edhe organizmat shqiptare u bashkohen të gjitha vendeve që luftojnë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit të tyre gjinor nën moton “Thyej murin e heshtjes, thuaji Jo homofobisë”.

Kështu, “LGBT PRO Albania”, Aleanca kundër Diskriminimit, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve; përmes një deklarate të lëshuar në kuadrin e kësaj dite, pohojnë se “që prej vitit 2008 dhe në vijim Shqipëria ka shënuar një sërë arritjesh në lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT”.

“Dy debatet kombëtare për të Drejtat e Njeriut kanë diskutuar gjerësisht mbi situatën e LGBT-ve në vend; dy fushata kombëtare kundër homofobisë janë organizuar; 2 organizata të reja për mbrojtjen e LGBT-ve janë ngritur dhe një komunitet ndonëse ende i vogël LGBT ka nisur të flasë publikisht në mbrojtje të komunitetit”, përmendin ato si arritje në kuadër të kësaj lufte.

Duke shtuar edhe leksione të hapura, botime dhe materiale ndërgjegjësuese janë organizuar dhe shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ndërgjegjësuar institucionet dhe qytetarët për respektimin e të drejtave të personave me orientim seksual të ndryshëm. “Dhe ligji Kundër Diskriminimit ishte finalizimi i këtyre përpjekjeve për të mbrojtur individët nga çdo formë e hapur apo e fshehtë e diskriminimit në punë, në shërbime dhe edukim”, citon ndër të tjera deklarata.

Duke shtuar se gjithsesi, megjithë arritjet, Shqipërisë i duhet ende të punojë në të gjitha nivelet për të arritur barazinë dhe respektimin e dinjitetit për të gjithë shtetasit e saj. “Gjuha e urrejtjes, fyerjes dhe kërcënimeve ndaj homoseksualeve, lesbikeve, biseksualëve dhe transeksualëve vazhdon të përbëjë shqetësim për jetën dhe të drejtat e tyre. Deklarimi publik i homoseksualitetit të një individi shkaktoi protesta në një qytet të Shqipërisë dhe kjo tregon më së miri realitetin me të cilin përballen qytetarët ë këtij vendi”, përfundojnë drejtuesit e OJQ-ve të lartpërmendura.

a.y/NOA

KOMENTE