Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Velistët E Rinj, Një Javë Përgatitje Nën Kujdesin E Guardia Di Finanza
English

Durrës: Velistët E Rinj, Një Javë Përgatitje Nën Kujdesin E Guardia Di Finanza

DURRËS, 17 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Një grup nxënësish të përzgjedhur nga qytete të ndryshme bregdetare do të përgatiten për një javë në sportin e velës detare, nën kujdesin e përbashkët të Federatës Shqiptare të Sporit të Velës (FSHSV) dhe specialistëve ushtarakë italianë të misionit të Guardia di Finanza. Komandanti i shkollës së Guardia di Finanza në Gaeta, Marcello Marzocca, në një konferencë për shtyp, tha se me këtë rast në portin detar të Durrësit ka mbërritur anija shkollë "Girgio Cini", me një staf specialistësh, të cilët do të asistojnë nga afër përgatitjen e 24 fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të moshave 12-18 vjeç. Koloneli Marzocca shtoi se mjediset e anijes do të jenë të hapura për qytetarët që dëshërojnë të vizitojnë anijen shkollë të Guardia di Finanza-s italiane, e cila vjen për herë të tretë në portin e Durrësit. Presidenti i FSHSV, Geri Selenica, nënvizoi se kjo veprimtari, që organizohet në kuadër të stinës së promovuar nga Ambasada e Italisë "Italia-Albania 2010-Dy popuj, një det, një miqësi" është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe synon të kultivojë një grup të rinjsh që do të marrin pjesë më vonë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa ka edhe qëllimin të nxisë pasionin e nxënëve për këtë sport të bukur ujor. Vendi ynë i ka të gjitha resurset për ta zhvilluar sportin e velave dhe për Federatën tonë është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi me Italinë fqinje, e cila ka një përvojë shumë të mirë në këtë drejtim, u shpreh Selenica. Fëmijët dhe të rinjtë do të përgatiten në sallat e leksioneve të kompleksit Iliria në plazhin e Durrësit dhe nën mbikqyrjen dhe kujdesin e specialistëve italianë të Guardia di Finanza bashkë me leksionet teorike do të realizojnë stërvitje në ujë me barka stërvitore. Ditën e shtunë paradite në zonën e plazhit të Ilirias do të zhvillohet edhe një garë që do të përcaktojë velistët më të mirë të rinj që vijnë nga Tirana, Durësi, Shkodra, Lezha, etj. Në portin detar të Durrësit çdo vit mbërrijnë dhjetra velierë dhe jahte nga vende të ndryshme të Evropës. "Që nga viti 1997 në Durrës, në bashkëpunim me policinë bregdetare kufitare shqiptare, vepron bërthama detare e Guardia di Finanza italiane, numri i ushtarakëve dhe mjeteve të së cilës është reduktuar ndjeshëm pas bllokimit masiv të emigracionit klandestin dhe trafiqeve të paligjshme drejt Italisë si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e NATO-s," - tha për ATSH-në komandanti i këtij misioni Cosimo Serra. Bashkërendimi i veprimeve mes forcave tona detare ka mundësuar gjatë këtyre viteve edhe organizimin e dhjetra operacioneve për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve njerëzore në det./ch/
KOMENTE