Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Luarasi, Ikonë E Artit Dramatik Shqiptar
English

Edi Luarasi, Ikonë E Artit Dramatik Shqiptar

-Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare feston 70 vjetorin e lindjes së saj- TIRANË, 17 Maj/ ATSH-Suada Daci/- Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edi Luarasi, model i gruas shqiptare që sfidoi dhe interpretoi me dinjitet dramën në skenë dhe në jetë, në 70 vjetorin e lindjes së saj përcjell sërish emocionet e një prej ikonave të artit dramatik shqiptar. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar miq dhe personalitete të njohura të kulturës shqiptare i uruan sot ditëlindjen aktores së shquar në 70-vjetorin e lindjes së saj. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, theksoi se "ajo bëri jehonë në Teatrin Kombëtar duke ngritur vlerat e artit shqiptar". "Talenti i saj i spikatur i dha mundësinë që qysh në rolet e para të shfaqet dukshëm personaliteti i saj aktorial, i ravijëzuar në profilin e saj dramatik-psikologjik, por edhe në atë komik e gazmor", tha ministri Xhaferaj. Ai vlerësoi se "përpjekjet e saj për të sjellë nota dhe nuanca të reja moderne në mjeshtërinë e aktorit, ranë në sy të censurës së kohës dhe ndikuan ndjeshëm në goditjet e njëpasnjëshme që aktorja dhe familja e saj do të merrnin në vend të duartrokitjeve dhe luleve në skenë". Duke folur për vitin 1974, vit në cilën aktorja Edi Luarasi përjashtohet nga Teatri Kombëtar dhe bashkëshorti i saj, Mihal Luarasi, burgoset për 8 vjet, ministri Xhaferaj u shpreh se "çifti Luarasi janë përsëri në skenë të vendosur në atë panteon dhe kujtesë njerëzore që Shqipëria dhe shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë". Ndërsa Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, e cilësoi aktoren Edi Luarsi si një aktore të prerë për Teatrin. "Profil i saj artistik u skicua që me interpretimin e "Shtëpia në Bulevard", ku Edi shumë shpejt u kthye në një nga aktoret që të gjithë kishin të dëshirë të punonin me të ", vlerësoi Skrami. Sipas tij, "me interpretimet e saj ajo dëshmoi vlera të larta profesionale dhe individualitet të spikatur, ku dalloi për natyrshmëri, vërtetësi dhe spontanitet. Me dëshirën për të vënë në skenë, por dhe në kinema jetën me kompleksitetin e saj të bukur, të egër, të brishtë dhe poetike, duke dëshmuar kështu dashurinë e saj për jetën dhe për skenën". "Është një aktore unikale e skenës shqiptare", u shpreh regjisori Gëzim Kame, i cili pas viteve 1990 e riktheu në skenë Edi Luarasin në dramën" Vizita e damës plakë". "Në këtë dramë Luarasi luan rolin e një plake, që është e mbushur me hakmarrje për një padrejtësi që i është bërë në qytetin e saj, dhe që Edi Luarasi e luan në mënyrën me dinjitoze", tha regjisori Kame. Ai shtoi se, " pas kësaj drame ne patëm bashkëpunime të tjera me Edi Luarasin, dhe në regjinë time Edi ka qënë një frymëzim i jashtëzakonshëm". Edi Luarasi, vajza e bukur, këngëtarja e mirënjohur, aktorja e skenës dhe filmit, prezantuesja e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepësja me kategori të shtatë, është një sfidë e vërtetë si vetë ajo. Interpretoi mbi 70 role në skenë, duke realizuar figura të rëndësishme edhe të skenës botërore. Ajo u lind në 7 maj 1940 në Tiranë dhe që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste "Motrat Mirdita". U diplomua për aktore në 1963 dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën "Shtëpia në bulevard" më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin . Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek "Doktor Aleksi", Kordelja tek "Mbreti Lir", Cuca tek "Cuca e maleve", Kristina tek "Fytyra e dytë", etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, dhe në 1969 fiton medaljen e artë në festivalin e katërt të teatrove profesioniste. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën "Vizita e Damës plakë". Më 1995 interpretoi në dramën "Hekurat", më vonë, me sukses në dramat "Cilindri", "Streha e të harruarve", etj. Ajo ka luajtur edhe tre filma, duke filluar me "Vitet e para, "Gjurmët" dhe duke u bërë e paharruar jo vetëm për artëdashësin shqiptar me rolin e Afërditës tek filmi "Ngadhnjim mbi vdekjen". Edi Luarasi është "Artiste e Merituar", mban medaljen "Naim Frashëri" dhe tek drama "Njollat e Murme", u vlerësua me Medalje Ari për interpretimin e rolit kryesor, Leas./s.s./
KOMENTE