Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Strauss-Kahn: Plani I Masave Shtrënguese Ekonomike I Qeverisë Greke Do Të Japë Rezultate
English

Ekon - Strauss-Kahn: Plani I Masave Shtrënguese Ekonomike I Qeverisë Greke Do Të Japë Rezultate

ATHINË, 17 maj /ATSH-MIA/ - Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn është i bindur se plani i masave shtrënguese ekonomike i ndërmarrë nga qeveria greke do të japë rezultate dhe Greqia do të dalë nga kriza financiare. Në një intervistë për gazetën greke ''Ethnos'', Strauss-Kahn thotë se i kupton reagimet e ashpra të shoqërisë greke dhe se edhe vetë do të mund të ishte anëtar i sindikatave që do të merrte pjesë në demonstrata. "Nëse grekët nuk duan të kenë probleme për vitet e ardhshme, atëhere duhet të bëjnë përpjekje që tani", deklaroi ai. Strauas-Kahn i cilëson nëpunësit e FMN-së më shumë si mjekë sesa si policë. "Mjeku jep medikamente, ndërsa ne ju japim para dhe ju themi se duhet të ndryshoni sjelljen", theksoi ai./ a.jor.
KOMENTE