Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Suedia Sugjeron Një Pakt Stabiliteti Evropian Më Strikt
English

Ekonomi - Suedia Sugjeron Një Pakt Stabiliteti Evropian Më Strikt

STOKHOLM, 17 maj /ATSH-AFP/ - Ministri suedez i Financave Anders Borg sugjeroi sot një pakt stabiliteti evropian më strikt, duke u shprehur se objektivi aktual prej 3 për qind të deficitit publik nuk i mbron shtetet nga një rënie tjetër ekonomike. "Duhet të vëmë në zbatim një objektiv më ambicioz me kalendare më ambiciozë", deklaroi ministri në një konferencë shtypi, duke përmendur një "pakt konsolidimi". "Nëse kriza e ardhshme na gjen me një borxh 90 deri 95 për qind (të PBB-së) dhe një deficit prej 3 për qind, rrezikojmë shpejt të gjendemi në një situatë të ngjashme me atë të Greqisë", deklaroi ai i cituar nga agjencia TT. Ministri suedez e vlerësoi "të rëndësisë shumë të madhe"që Spanja dhe Portugalia të përcaktojnë angazhimet e tyre për zvogëlimin e deficiteve publike gjatë mbledhjes së sotme të ministrave evropianë të Financave në Bruksel. "Vetëm duke vënë rregull në financat publike mund të garantohet një stabilitet i qëndrueshëm", shtoi ai. Suedia, përkahëse e flaktë e disiplinës buxhetore, pati vitin e kaluar financat më të mira publike të Bashkimit Evropian, me një deficit prej 0,5 për qind të PBB-së. Këtë vit, deficiti pritet të jetë rreth 2 për qind përpara se të zvogëlohet në 1,6 për qind, njoftoi Komisioni Evropian. /I.Pu.
KOMENTE