Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Projekt Për Mbrojtjen E Mjedisit Në Komunën E Stëblevës
English

Elbasan: Projekt Për Mbrojtjen E Mjedisit Në Komunën E Stëblevës

ELBASAN, 17 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Banorët e komunës së Stëblevës do të kenë mundësinë të tregohen më të kujdesshëm në mbrojtjen e mjedisit, falë një projekti për grumbullimin e mbeturinave dhe sistemimin e ujërave të bardha. Kryetari i Komunës Stëblevë, Xhavit Boriçi, pohon për ATSH se "ditët e fundit shoqata "Aurora" ka siguruar 350 kontenierë për grumbullimin e mbeturinave nga banorët, ku për çdo familje të fshatit është siguruar nga një kontenier. Ndërkohë kjo shoqatë ka investuar edhe për kanalizimin e rrjedhjeve të ujrave të bardha". Projekti zbatohet nga shoqata angleze "Aurora", në bashkëpunim me kompaninë celulare " Vodafon Albania" si edhe Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shqipëri. Stëbleva me shtatë fshatrat e saj, rreth 45 kilometra nga qyteti i Librazhdit, mbetet një ndër vendet turistike më të bukura të Shqipërisë. Sipas Boriçit, "qëllimi i këtij projekti nga shoqata "Aurora" është që të ndihmojë në përmirësimin e qendrueshëm të burimeve natyrore të zonës së Stëbleves dhe të reagojë ndaj ndërhyrjeve të dorës së njeriut për shkatërrimin e pyjeve dhe të mjedisit". Ky projekt do të ndikojë dhe në zhvillimin e turizmit malor, kulturor dhe të forcimit të marrëdhenieve ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vitin e kaluar qeveria akordoi një fond prej 60 milionë lekë për ndërtimin e rrugës Librazhd-Fushë Studën, në Komunën e Stëbleves./ch/
KOMENTE