Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Integrimi Në Be, Projekti Ynë Madhor
English

Integrimi Në Be, Projekti Ynë Madhor

-Shprehet Kryeministri Berisha në takimin me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk- TIRANË, 17 Maj/ATSH/ - "Integrimi në BE mbetet projekti ynë madhor, sepse pavarësisht nga sukseset dhe përparimet e mëdha për të arritur kohën e humbur gjatë shekujve dhe diktaturës komuniste, vazhdimi i rrugës për në BE duhet të jetë një proces i bazuar në performancë dhe arritje reale", u shpreh sot Kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk, laureat i çmimit Nobel për vitin 2006. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur interesimit të shkrimtarit të famshëm turk, e njohu atë me sfidat, me të cilat përballet Shqipëria. Berisha shprehu kënaqësinë që priti shkrimtarin e mirënjohur, i cili me librat e tij është bërë një nga shkrimtarët më të njohur në Shqipëri, sepse ato përshkruajnë një botë dhe një psikologji shumë të afërt për shqiptarët. Gjatë takimit, Kryeministri u shpreh se "për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk". Disa prej tyre, sipas tij, "ishin edhe formuluesit e ideve të shtetit të sotëm shqiptar dhe të aspiratave të tij europianiste, si Sami Frashëri, Ismail Qemali". Shkrimtari i njohur turk, duke shprehur kënaqësinë që vizitonte një vend mik, shumë të dashur për të gjithë bashkëkombasit e tij, tha se "duhet të kisha ardhur më parë, sepse edhe unë kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nënës". Pamuk i dhuroi Kryeministrit Berisha romanin e tij të fundit, të botuar në shqip. Në këtë takim ishin të pranishëm Ambasadori turk në Tiranë dhe botuesja e librave të Orhan Pamuk në shqip, Flutura Açka./e.ç/s.s./
KOMENTE