Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Masa Për Të Përballuar Fluksin E Turistëve
English

Kukës: Masa Për Të Përballuar Fluksin E Turistëve

KUKËS, 17 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Një plan i hollësishëm masash ka nisur të zbatohet nga drejtoria e Policisë së qarkut të Kukësit në bashkëpunim me pushtetin vendor për përballimin e fluksit të lëvizjes së turistëve nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar. Vënia në efiçencë e autostradës Durrës-Kukës -Morinë (pjesa në zonën e Kukësit) më 21 maj parashikohet të rrisë ndjeshëm fluksin e lëvizjes në të dy anët e kufirit, ndërsa sezoni turistik i sivjetëm parashikohet të rrisë ndjeshëm fluksin e lëvizjes në krahasim me një vit më parë. "Për këtë arsye, që tani është hartuar e po vihet në zbatim një plan i hollësishëm masash për të përballuar fluksin e lëvizjes në këtë periudhë", thonë për ATSH-në burime zyrtare të Policisë së qarkut. Ndër masat janë dyfishimi i postoblloqeve të lëvizshme të Policisë në aksin rrugor Kukës-Morinë (që nga tuneli), në doganën e Morinit do të shtohen sportelet, ndërsa kontrolli do të kryhet njëherësh nga dogana e policia kufitare me synimin e minimizimit të radhëve të gjata në dogana. Në periudhën qershor - shtator 2009, përmes doganave me Kosovën lëvizën mbi 830 mijë persona. Veç tyre, vjet hynë në territorin e qarkut për turizëm rreth 20 mijë persona në rrethin e Kukësit, mbi 16 mijë në rrethin e Tropojës dhe mbi 5000 në rrethin e Hasit./ch/
KOMENTE