Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Rrethet-Kronika
English

Lajme Shkurt Nga Rrethet-Kronika

Durrës, arrestohet 20 vjeçari, plagosi me kacavidë dy shtetas Forcat e policisë të Durrësit arrestuan në orët e para të ditës së sotme 20-vjeçarin Armando Psatha, i cili mesnatën e kaluar plagosi rëndë një 46-vjeçar pas një grindjeje për motive të dobta, ndërsa një 21-vjeçar u dëmtua lehtë. Sipas burimeve të drejtorisë së Policisë së Qarkut, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01.45 në rrugën Unazë Plepa-Shkozet, kur pas një konflikti të çastit 20-vjeçari Psatha ka goditur në fyt me kaçavidë 46-vjeçarin Sh. K., banues në lagjen periferike të plazhit, i cili është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Në ngjarje ka mbetur i plagosur lehtë edhe 21 vjeçari E.K, banues në lagjen e Plazhit. /g. kabashi/ Shkodër, vetëvritet me armë zjarri një 38 vjeçar Një 38 vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, të komunës së Rrethinave, në rrethin e Shkodrës, është vetëvrarë ditën e sotme me armë zjarri, tip pistolete pranë banesës së tij. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se grupi hetimor, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore ka konkluduar se viktima Agron Isufi ka kryer vetëvrasjen në tokën e tij. Nga ana e policisë po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes./g. marku/ Pukë, arrestohet 36 vjeçari, goditi një punonjës policie Një 36 vjeçar, banues në qytetin e Fushë Arrësit, në rrethin e Pukës është arrestuar sot nga forcat e policisë së Pukës pasi goditi në gjendje të dehur një punonjës policie. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Pukës thanë për ATSH-në se 36 vjeçari Petrit Ndoci, në dalje të qytetit të Fushë Arrësit, në gjendje të dehur, ka goditur me grushta shtetasin E. D. , 24 vjeç, me detyrë punonjës i policisë së qarkullimit rrugor./g.marku/ /s.s./
KOMENTE