Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji Për Minierat Do Të Rrisë Konkurrencën E Lirë
English

Ligji Për Minierat Do Të Rrisë Konkurrencën E Lirë

- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese diskuton në parim projektligjin "Për Sektorin Minerar"- TIRANE, 17 Maj /ATSH/- Projektligji "Për Sektorin Minerar" synon të nxisë veprimtarinë e bizneseve në këtë sektor, në kushtet e transparencës dhe të konkurrencës së lirë. Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, i pranishëm sot gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin , tha se projektligji synon rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare dhe garantimin e mjedisit dhe të qytetarëve nga rreziku minerar. Gjatë prezantimit të këtij projektligji, zv.ministri Alibali nënvizoi se ky ligj ka si synim të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes, duke iu përgjigjur në kohë kuadrit rregullator të marrë nga qeveria si dhe përcakton qartë rolin e shtetit si promovues i pasurive minerare. Alibali vlerësoi ndër të tjera se ndërmarrja e kësaj nisme ka për qëllim përafrimin e legjislacionit në fuqi dhe të kuadrit rregullator me direktivat e zbatuara në vendet e Bashkimit Europian. Relatori i këtij projektigji, deputeti Selami Xhepa, theksoi rëndësinë që ka ky ligj përsa i përket përcaktimit të konkurrencës së lirë si dhe mekanizmave financiare për të përcaktuar detyrimet përkatëse. Nga ana tjetër, Xhepa vuri në dukje rëndësinë që ka rritja e bashkëpunimit me autoritetet vendore lidhur me këtë sektor. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në parim projektligjin dhe vendosën që në mbledhjen e radhës të zhvillohet një seancë dëgjimore me grupet e interesit./e.xh/s.s./
KOMENTE