Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pamuk: Ndjehem në faj që nuk e kam vizituar më parë Shqipërinë
English

Pamuk: Ndjehem në faj që nuk e kam vizituar më parë Shqipërinë

Tiranë, 17 maj, NOA – Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk shprehet se edhe pse ka shkruar për Shqipërinë në veprat e tij, “tashmë në moshën 58-vjeçare, ndihem disi në faj që nuk kam mundur ta vizitojë dot vendin tuaj më parë.”

Gjatë takimit të zhvilluar paraditen e sotme me Presidentin Topi, Pamuk ka theksuar se ndjehej i impresionuar nga Shqipëria e shqiptarët.

Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me këtë shkrimtar të madh dhe vuri në dukje se vizita të kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve, por edhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi si dhe për librin në veçanti.

Kreu i shtetit, duke vlerësuar veprën e shkrimtarit të mirënjohur botërisht, theksoi se vepra letrare e zotit Pamuk shquhet “për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik si dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht.”

Nga ana e tij, shkrimtari i shquar Pamuk, pasi shprehu me emocion nderimin dhe krenarinë e madhe për takimin me Kreun e shtetit shqiptar, e vlerësoi atë si të paharrueshëm duke falënderuar Presidentin Topi për këtë bashkëbisedim të këndshëm e miqësor.

Në takimin mes shqiptarit turk dhe Presidentit Topi ishin të pranishëm edhe Ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan si dhe shkrimtarja e botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, e cila ka bërë të mundur përkthimin dhe publikimin e veprave të shkrimtarit turk në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE