Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qsut, Përfundon Lidhja E Kontratave Për Mirëmbajtjen E Aparaturave Dhe Pajisjeve Të Imazherisë
English

Qsut, Përfundon Lidhja E Kontratave Për Mirëmbajtjen E Aparaturave Dhe Pajisjeve Të Imazherisë

TIRANË, 17 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka përfunduar tashmë së nënshkruari kontratat me të gjitha firmat private për mirëmbajtjen e aparaturave dhe pajisjeve të imazherisë. Sipas kontratave të nënshkruara, firmat janë të detyruara të rikthejnë në gjendje pune aparaturat e prishura deri në 48 orë, dhe në rastet kur pajisjet janë të veçanta dhe duhet të vijnë nga jashtë deri në një javë. Sipas drejtorisë së QSUT-së, aktualisht, të gjitha kontratat kanë përfunduar, ndërkohë që nga fillimi i vitit ky shërbim u mbulua me kontrata shtesë. Të parat kontrata që u realizuan ishin ato të aparaturave unike në vend, shumë të rëndësishme, si skanerat apo rezonanca mangetike. Kontratat janë të vlefshme deri në 31 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë, janë afërsisht 90 aparatura për të cilat do të kujdesen firmat private. Sa u takon ilaçeve, paketa bazë e tyre është në fazat e fundit të tenderimit, ndërkohë që për pjesën më të madhe të tyre janë lidhur kontratat me firmat farmaceutike. Aktualisht, drejtoria e QSUT-së është në procedura tenderimi për materialet e mjekimit./s.s./
KOMENTE