Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrezet Lazer, 60 vjet nga dita e shpikjes
English

Rrezet Lazer, 60 vjet nga dita e shpikjes

Malibu, 17 maj, NOA – Shpikja e linjës telefonike me skaner në super-markete, lodrat DVD, pajisjet kirurgjikale etj, që të gjitha kanë në bazë një rreze lazer e cila mbush sot 50 vjet nga dita e zbulimit të saj.

16 maj 1960 ka qenë amerikani Thomas Maiman, ndezi për herë të parë një rreze lazer në laboratorin e Hughes në Malibu të Kalifornisë, e cila e pati fillesën në projektimin e një pikë të kuqe nga një pajisje që ishte e ndjeshme për dritën.

Pastaj erdhi Lufta e Ftohtë dhe kërkimet ushtarake kishin përparësi, kështu që zhvillimi i parë për bombat me precizion lazer, të cilat u përdorurën në Vietnam, ishin aplikimi i parë i lazerit.

Por që atëherë, lazerat janë bërë më të vogla dhe më të fuqishme dhe përdoren kudo në teknologjinë moderne. Tom Baer, nga qendra e Kërkimeve “Photonics Stanford” tha se teknologjia lazer ka një ndikim në të paktën gjysmën e prodhimit bruto të SHBA.

"Gjithë infrastruktura ekonomike në SHBA është e bazuar në të dhënat e transmetuara nëpërmjet fibrave optike me lazer", tha Baer.

Lazerat kanë me të vërtetë një ndikim të madh në kompjutera dhe telekomunikacion, sikundër ka edhe fibra optikë që kanë revolucionarizuar transmetimin e të dhënave.

n.e/NOA

KOMENTE