Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shëndetësi - Chan: Patëm Fat Me Epideminë A/H1N1 Sepse Virusi Nuk U Shndërrua
English

Shëndetësi - Chan: Patëm Fat Me Epideminë A/H1N1 Sepse Virusi Nuk U Shndërrua

GJENEVË, 17 maj /ATSH-AFP/ - Bota pati ''fat'' për sa i përket pandemisë së parë gripale të shekullit aktual, e cila shkaktoi vdekjen e të paktën 18 mijë personave që pas zbulimit të saj në prill të vitit 2009, sepse virusi A/H1N1 nuk pësoi ndryshime gjenetike dhe shndërrime, deklaroi sot drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, Margaret Chan. Në fjalimin e mbajtur me rastin e hapjes së punimeve të Asamblesë së 63-të të Përgjithshme të agjencisë së krijuar në OKB, në Gjenevë, Chan theksoi se "zhvillimet e reja dhe pozitive" në fushën e shëndetësisë botërore varet kryesisht nga angazhimi politik i shteteve anëtare, si dhe nga resurset e vëna në funksion. "Ndonjëherë, ndodh që të kemi shumë fat. Ky ishte rasti me pandeminë e gripit A/H1N1. Virusi nuk pësoi shndërrimet dhe ndryshime gjenetike drejt një forme më vdekjeprurëse", theksoi Chan./ /i.p/
KOMENTE