Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sigurimet Shëndetësore, ISKSH: Taksë direkt për shëndetin
English

Sigurimet Shëndetësore, ISKSH: Taksë direkt për shëndetin

Tiranë, 17 maj, NOA - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i propozon qeverisë që kontributet shëndetësore të derdhen përmes një takse e cila të shkojë direkt për shëndetin.

Në një takim me bizneset e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana ka theksuar se kjo taksë për shëndetin do të bënte transparente çdo shërbim shëndetësor që i ofrohet qytetarit i cili e paguan atë.

“Një nga propozimet që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë në të ardhmen është rritja e peshës së kontributeve shëndetësore. Ne kemi propozuar që kontributi shëndetësor që derdh qytetari të mos përfshihet në taksat e përgjithshme por të jetë zë i veçantë në buxhetin e shtetit, kështu do të bëhej transparente dhe shërbimi shëndetësor që do të përfitojë kontribuesi”, u shpreh Hana.

Hana u shpreh se përfitimet nga skema e sigurimeve kanë ardhur në rritje ndërsa pagesa e kontributeve shëndetësore vazhdon të mbetet 3.4 %, më e ulëta në rajon.

"Ajo që ne synojmë është hartimi dhe ofrimi i një pakete bazë shërbimesh në sektorin publik (sikurse është me parësorin, shumë shpejt do të jetë dhe me shërbimin spitalor), paketë e cila do të jetë transparente dhe e njëjtë për të gjithë popullatën në çdo cep të vendit.

Ne synojmë të forcojmë sektorin publik duke rritur si aksesin e shërbimit ashtu edhe cilësinë e tij nëpërmjet lidhjes së punës së mjekut me pagesën”, tha Hana.

Sipas saj, përsa i takon sektorit privat, mbi këtë paketë bazë shërbimesh, ka hapësira për futjen e sigurimeve private lidhur me shërbime ekstra, hoteleri më të mirë apo përzgjedhjen e një mjeku të caktuar etj.

b.a/NOA

KOMENTE