Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Xhudo/ Majlinda Kelmendi Synon Pjesëmarrjen Në Londër 2012
English

Sport-Xhudo/ Majlinda Kelmendi Synon Pjesëmarrjen Në "Londër 2012"

TIRANË, 17 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, e cila konkurron për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë, ka fituar medaljen e artë në turneun e Tunizisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar. Pas kësaj fitoreje, 18-vjeçarja ka fituar vetëbesim dhe tani synon të triumfojë edhe në sfidën e saj të radhës. Më 3 dhe 4 korrik Kelmendi do të marrë pjesë në një garë tjetër shumë të rëndësishme dhe të fortë - 'Grand Slam', që zhvillohet në Moskë të Rusisë. Kjo garë, sikurse 'Grand Prix', sjell pikë olimpike për një xhudist. Kelmendi beson se edhe në Rusi do të dëshmojë vlerat e saj të vërteta dhe të kthehet si triumfuese. "Edhe në Moskë do të dëshmoj vlerat e mia përballë çdo rivaleje", tha sot Kelmendi për mediat. Medalja e artë në turneun e Tunizisë, që e arriti duke mposhtur spanjollen Ana Carrascosës, i ka sjellë kosovares 200 pikë olimpike. "Shpresoj se do të mbledh sa më shumë pikë dhe të jem në Lojërat Olimpike, që është ëndërr e çdo sportisti", tha Kelmendi. Me këtë fitore, Kelmendi i ka rritur shanset për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 2012, që mbahen në Londër./s.s./
KOMENTE