Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trashani, Ramës: Mblidh çadrat dhe ik nga rruga
English

Trashani, Ramës: Mblidh çadrat dhe ik nga rruga

Tiranë, 17 maj, NOA - Deputetja e Partisë Demokratike, Arenca Trashani ka kërkuar dje nga Kryetari i Partisë Socialiste që t’i jap fund situatës në të cilën ka futur opozitën dhe vendin me grevën e urisë.

“Si ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë, po të them: mblidh çadrat dhe ik nga rruga, se Tirana është dhe do të jetë një qytet europian në Europë” u shpreh Trashani.

Ajo akuzoi kreun e PS-së për ofendime ndaj intelektualëve dhe për bllokim të reformave integruese të vendit.

Ajo ka theksuar se në të gjitha veprimet dhe kërkesat e fundit të Partisë Socialiste, Kryetari i saj, Rama është jashtë ligjit.

“Ti nuk njohe rezultatin e dalë nga zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në këtë vend, dhe për këtë je jashtë ligjit. Ti kërkove rinumërim të votave, kundër çdo vendimi të gjykatave të këtij vendi, dhe për këtë je jashtë ligjit Ti mbajte dhe vazhdon të mbash jashtë parlamentit, grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe për këtë je jashtë ligjit”, u shpreh Trashani.

Ajo u shpreh se se edhe qëndrimi i deputetëve të PS-së ne bulevardin kryesor të Tiranës është në shkelje me ligjin.

m.xh/NOA

KOMENTE