Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Paqendrueshem, Kushte Te Pafavorshme Lundrimi
English

Vlore: Mot I Paqendrueshem, Kushte Te Pafavorshme Lundrimi

VLORË, 17 maj/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet e paqëndrueshme të motit që po mbizotërojnë prej tre ditësh në gjirin detar të Vlorës, do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot. Situata sinoptike do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje të përkohshme shiu, veçanërisht në pjesën e parë të ditës. Vlerat e temperaturave do të shënojnë një ulje tjetër të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë të pafavorshme për mjetet e vogla si, peshkarexhat, që prej tre ditësh nuk dalin për gjueti. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 20-22 gradë celsius dhe ato minimale në 11-13 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 6-7 ballë në det të hapur. Pavarësisht kësaj situate, trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./a.ke/
KOMENTE