Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet nga tre shqiptarë, babai i 2 fëmijëve në Greqi
English

Vritet nga tre shqiptarë, babai i 2 fëmijëve në Greqi

Kozani, 17 Maj 2010 NOA – Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar egërsisht nga tre persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë, duke lënë jetimë dy fëmijët e tij të mitur, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është një 30 vjeçar shqiptar i cili jetonte prej vitesh në zonën e Kozanit në Greqi.

Autorë të dyshuar të vrasjes së kryer në bashkëpunim, janë tre të rinj gjithashtu shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tani po ndiqen nga policia.

Dyshimet e para sipas policisë, bien mbi një larje hesapesh, por të dhëna më të detajuara ende nuk jepen.

I ndjeri, u gjet në grahmat e fundit të jetës, i shtrirë në pellg gjaku në një rrugë dytësore pranë lokalitetit Aiani në Kozan.

Në atë gjendje ai u dërgua nga policia e njoftuar nga kalimtarët, në spitalin Mamatçio të Kozanit, ku pak minuta më vonë ndërroi jetë, megjithë ndërhyrjen e mjekëve.

Mjekët thanë se viktima kishte marrë plagë të rënda në trup nga goditjet që kishte pësuar dhe organet e tij vitale ishin dëmtuar fatalisht.

Viktima prej kohësh punonte në pronën e një greku, fushë kultivimi duhani në Aiani. në momentet kur ai ishte qëlluar dhe autorët ishin larguar me të shpejtë, kishte arritur të telefononte me celularin e tij kushëririn duke i kërkuar ndihmë me zë të mekur.

Kushëriri ka mbërritur por pa mundur të ndihmojë të afërmin e tij që të shpëtojë. Ai ka dëshmuar për policinë e Kozanit se një ditë para vrasjes, 30 vjeçari ishte përballur me tre djem shqiptarë ku njëri prej tyre e kishte goditur dhe më pas që të gjithë ishin shpërndarë.

Policia e Kozanit tha se është vënë në ndjekje të autorëve të masakrës. Mësohet se në arrati e sipër, të dyshuarit kanë vjedhur dhe makinën e një greku.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE