English

Zbardhen detajet e dhunimit të vëllait të deputetit të PS

Tiranë, 17 maj, NOA – Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në një prej lokaleve të njohura të kryeqytetit, mes Gjon Prengës dhe badigardëve të lokalit, vetëm sot ka arritur të zbardhet plotësisht nga policia.

Gjon Prenga, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga, dy ditë më parë qëlloi me pistoletë badigardin e lokalit "Alfa Buzuk".

Ndërsa më pas kanë qenë punonjësit e tjerë të sigurisë në lokal, ata që kanë qëlluar me grushta dhe mjete të forta, Prengën duke i shkaktuar atij dëme serioze.

Policia sqaron se dje ka arrestuar Gjon Prengën për veprën penale të plagosjes.

“Arrestimi i tij u bë sepse dje në orët e para të mëngjesit në ambientet e lokal “Alfa Buzuk”, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e plagosur lehtë në trup shtetasin Shpëtim Isak Marku, 36 vjec, banues në Shkozë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas në konfliktin brenda ambienteve të lokalit kanë ndërhyrë edhe shtetasit Urim Isak Marku, 27 vjeç, dhe Besnik Smajli, të cilët kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Gjon Prenga, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia e Tiranës, tha se po punon për kapjen e të dyshuarve Urim Marku dhe Besnik Smajli.

m.xh/NOA

KOMENTE