Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleatët, të munguarit e protestave të opozitës
English

Aleatët, të munguarit e protestave të opozitës

Protestat e përditshme të opozitës kanë nisur të jenë gjithmonë e më të shkurtra në kohë, e madje po përfundojnë para se hija e mbrëmjes të bjerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku është ngritur edhe foltorja e ligjërimeve të krerëve të saj kundër qeverisë.

Kjo ndoshta edhe për faktin pasi fjalimet e tyre po nisin të reduktohen nga dita në ditë, duke qenë më të pakta në numër.

Kështu, ndërsa ditët e para zinin radhën se kush të fliste i pari mes Ndokës, Ngjelës, Milos, Gjinushit, Veliajt, Dules dhe Zogajt, tani disa prej tyre kanë nisur të mungojnë në mitingjet e opozitës.

Për shembull, prej dy mbrëmjesh, në sheshin e mbushur me protestues të opozitës nuk është dëgjuar më zëri i socialdemokratit Skënder Gjinushi apo ai i kreut të Demokracisë Sociale, Paskal Milo.

Sikundër edhe kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i ka rralluar daljet e tij para të ashtuquajturit populli opozitar me thirrjet dhe ankesat e tij kundër qeverisë Berisha, pjesë e së cilës ka qenë vetëm para pak kohësh.

Madje para dy ditësh, ai kishte vënë të fliste para turmës së opozitës një përfaqësuese të demokristianëve, si formë të ndërmjetme të përfaqësimit derisa ka e ka anuluar edhe këtë, me mosdaljen fare në skenën e altoparlantit të improvizuar të opozitës poshtë godinës së qeverisë.

Gjë të cilën në fakt, duket se e ka bërë edhe ish-deputeti demokrat Preç Zogaj, i cili gjithashtu duket se i ka më të matura daljet dhe fjalimet e tij para protestuesve.

Pa aluduar në asnjë mënyrë për arsyet e vërteta që mund të ketë secili prej tyre për mungesat që po marrin në mitingjet e opozitës, ky është thjesht një fakt që ka nisur të bjerë në sy dhe një boshllëk që gjatë tyre, po përpiqet të mbushet me fjalimet e grevistëve të mbetur ende në gjendje për të folur në çadrat e grevës së urisë.

Madje edhe te këta të fundit, vihet re një zell gjithmonë edhe më i kursyer për të folur para protestuesve, gjë e cila ndoshta shkaktohet nga lodhja apo gjendja e rënduar shëndetësore, e për këtë sërish nuk dëshiron njeri të ngrejë aludime.

Por ama, njerëzve ka nisur t’u bjerë në sy se gjithsesi, përtej deklaratave të ndera ndonjë natë të deputeti Taulant Balla nga çadra e grevës kundër kryeministrit, apo pompozitetit që përpiqet t’u japë toneve të veta ndonjë deputeteje greviste, të ngujuarit në çadra nuk e kanë më mllefin e ditëve të para në deklaratat e tyre, e ndoshta kjo edhe pasi “nuk kanë më fuqi të flasin”.

Më shumë Opinione

Por një gjë e tillë për shembull, nuk mund të thuhet aspak për aleatin Spartak Ngjela, i cili duket se është një kontribuues i devotshëm i mitingjeve të opozitës, aq sa në to nuk jep vetëm atë që i takon, por edhe pjesë nga mllefi i akumuluar brenda vetes kundër qeverisë, gjë e cila duket qartë në fjalimet e tij, ashpërsia e të cilave duket se mbetet konstante nga mbrëmja në mbrëmje.

Shpresojmë shumë që edhe ai të mbetet i tillë deri në fund të atij, që protestuesit e kanë cilësuar si “aksion i fuqishëm opozitar”, i cili siç tha edhe vetë lideri i Lëvizjes G99, Erjon Veliaj sot në mitingun e radhës, ka për të zgjatur edhe disa ditë.

Të na falë shumë deputeti Erjon Braçe, të cilin nuk e listuam si një stoik të protestës, pasi asnjë ditë nuk është kursyer të hipë në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, duke i bërtitur përnatë Berishës për ta kujtuar se dhe ai është aty ...

re.po/NOA

KOMENTE