Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alibali: Të përfundojë greva, më pas të fillojnë negociatat
English

Alibali: Të përfundojë greva, më pas të fillojnë negociatat

Tiranë, 18 maj, NOA – Partia Republikane sugjeron se negociatat mes palëve duhet të nisin vetëm nëse Partia Socialiste ndërpret grevën e urisë. Deklarata është bërë nga Neritan Alibali, Nënkryetar i PR-së dhe njëkohësisht Zëvendësministër i Ekonomisë ,Tregtisë dhe Energjetikës.

“Sot, në ditën e tetëmbëdhjetë, mund të thuhet me bindje të plotë se greva e urisë e një grupi deputetësh dhe militantësh të PS, është një akt barbar, me efekt shumëdimensional mbi jetën e qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimin e vendit” tha ai.

Ai shtoi se viktimat kryesore të kësaj greve, janë në radhë të parë, vet grevistët.

Ai theksi se gjatë këtyre 18 ditëve, “kjo grevë, nuk ka mundur të bëjë asgjë tjetër, veç se të degjenerojë në një akt tragjedi – komedie, duke ringjallur personazhet butaforikë të realizmit socialist, të cilët, si dikur, janë gati “të vdesin për idealin” e tyre”.

Alibali ka theksuar se përgjegjës për këtë situatë politike është Kryetari i PS-së, Edi Rama.

“Ai është kthyer nga njeriu që nxiti krizën, në vet krizën. Edi Rama synon ta bëjë grevën e urisë së militantëve të tij, një këmishë force, për t’ja veshur institucioneve demokratike dhe ligjit. Për këtë arsye, nisur nga baza politike mbi të cilën është mbështetur greva e urisë si dhe nga dinamika e zhvillimit të saj, maxhoranca qeverisëse nuk duhet të pranojë të negociojë apo të ulet në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një zgjedhjeje pa u mbyllur më parë dhe pa kushte greva e urisë”, u shpreh Alibali

m.xh/NOA

KOMENTE