Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare - 18 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare - 18 Maj 2010

--------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BRUKSEL/FRANKFURT/LONDËR/PARIS - Një ditë pas mbledhjes ministrore të zonës euro, Eurogrupi, ministrat e Financave të 27 vendeve anëtare të BE-së mblidhen duke filluar nga ora 08:00 në Bruksel për të diskutuar lidhur me mënyrat për zvogëlimin e deficiteve për rivendosjen e besimit, ndërkohë që euroja mbetet në kuota të ulëta për shkak të shqetësimeve lidhur me borxhin dhe rritjen ekonomike në vendet evropiane. BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë ku mijëra manifestues antiqeveritarë sfidojnë pushtetin tajlandez, ndërkohë që një zyrtar i NATO-s u bën thirrje të dy palëve të negociojnë për të ndaluar dhunën, që ka shkaktuar 38 të vdekur brenda pesë ditëve. TË TJERA --------------- TEHERAN - Ndjekje e zhvillimeve pas marrëveshjes Iran-Turqi-Brazil lidhur me një shkëmbim në Turqi të një pjese të uraniumit pak të pasuruar iranian kundrejt lëndës djegëse bërthamore, që ka shkaktuar mosbesimin e perëndimorëve. NJU ORLEANS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të filluara për të penguar një rrjedhje gjigante nafte në thellësi të Gjirit të Meksikës, shkaktare për krijimin e një shtrese nafte që kërcënon brigjet amerikane. Në Uashington, disa ministra mbajnë fjalim përpara Kongresit. KABUL - Ndjekje e situatës pas vdekjes së më tepër se 20 civilëve në një atentat kamikaz me autobombë që synonte forcat e NATO-s në perëndim të Kabulit. UASHINGTON - Zgjedhje legjislative paraprake në shtetet Pensilvani, Arkansas, Kentaki dhe Oregon në kuadrin e një dite "super të marte" të konsideruar si shumë të rëndësishme si për demokratët dhe për republikanët me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit (Rezultatet priten në mbrëmje). BERLIN - Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, takohet me kryeministrin palestinez Salam Fayyad. Konferencë shtypi në orën 10:30. BERLIN - Kancelarja Angela Merkel takohet me homologun austriak Werner Faymann. Konferencë shtypi në orën 16:30. ROMË - Vizitë zyrtare (deri në datën 19) e presidentit egjiptian Hosni Moubarak, 82 vjeç, me rastin e samitit të tretë italo-egjiptian që prej fillimit në vitin 2008 të një partneriteti strategjik mes dy vendeve. Bëhet fjalë për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej operacionit që iu nënshtrua në mars në një spital gjerman. Takim sot në Romë me presidentin Giorgio Napolitano dhe nesër me kryeministrin, Silvio Berslusconi. LONDËR - Ndjekje e bllokimeve të trafikut ajror nga reja e hirit që vjen nga vullkani islandez Eyjafjöll. LONDËR - Seanca e parë e Dhomës së re të Komuneve e dalë nga zgjedhjet legjislative të 6 majit: deputetët zgjedhin presidentin e tyre (Speaker) dhe fillojnë të bëjnë betimin, një proces që pritet të zgjasë disa ditë. Përurimi zyrtar i parlamentit të ri dhe fillimi i punimeve do të zhvillohen pas fjalimit tradicional të Mbretëreshës, më 25 maj. YOUNGSTOWN (SHBA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara viziton në Ohajo, në veri, një uzinë tubacionesh çeliku që përdoren në operacionet e shpimit për naftë dhe mban një fjalim për ekonominë (17:30 GMT). UASHINGTON - Seancë në Senat lidhur me ratifikimin e Traktatit START të çarmatimit bërthamor i nënshkruar me Rusinë në prani të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, të sekretarit për Mbrojtjen Robert Gates dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm majorit Michael Mullen (16:00 GMT). DAMASK - Kryeministri libanez Saad Hariri pritet në Siri për vizitën e dytë brenda pesë muajve që prej emërimit të tij në krye të qeverisë, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. /I.Pu.
KOMENTE