Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Për Ditën E Martë, 18 Maj
English

Axhenda Për Ditën E Martë, 18 Maj

Ora 09:00 -Komisioni i Ligjeve shqyrton tre dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ora 09:30 - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Ambasadori i Delegacionit të BE-në Tiranë, Helmuth Lohan, marrin pjesë në konferencën për shpërndarjen E fondeve të IPA-s në Hotel 'Sheraton'. Ora 09:30 - Presidenti Topi do të zhvillojë një takim me Lordin e Dhomës së Përfaqesuesve të Mbretërisë së Bashkuar, Alan Uatson, në Presidencë. Ora 09.30 - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave prezanton në Hotel 'Tirana International', projektligjin e i ri "Për mbrojtjen e mjedisit". Ora 10.00- Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrton projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 "Për taksat kombëtare", të ndryshuar". Ora 10.00 - Hapet Panairi i Punes në Hotel 'Tirana International'. Ora 10.30 -Kryeministri Berisha do të takojë Kryetaren e Bashkisë së Milanos, zonjën Letizia Morati. Pas takimit do të ketë nënshkrim marrëveshjesh dhe deklaratë për shtyp. Ora 11:00 -Presidenti Topi do të marrë pjesë në aktivitetin me rastin e Dites Kombetare të Jetimëve, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ora 19:00 - Në pallatin e sportit "Asllan Rusi" zhvillohet finalja e basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Studentit. KOSOVË Ora 11.00 -Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, do të takohet me znj.Ljubica Jelushiq, ministre e Mbrojtjes së Sllovenisë. Takimi zhvillohet në zyrën e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, duke vazhduar edhe me ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjetit për zjarrfikës në Klinë. Ora 11.00 - Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
KOMENTE