English

Be - Livrohet Kësti I Parë I Ndihmës Evropiane Prej 14.5 Miliardë Euro Drejt Greqisë

BRUXELLES, 18 maj /ATSH-AFP/ - Kësti i parë i ndihmës financiare të premtuar Greqisë prej rreth 14.5 miliardë euro, u livrua sot sipas parashikimeve të planit evropian të ndihmës që vendi të përballojë krizën ekonomike në të cilën ndodhet, njoftuan sot disa burime nga Komisioni Evropian. "Kësti i parë i fondit të ndihmës është livruar", u shpreh një zëdhënës i ekzekutivit evropian, me ritheksimin e propozimeve të bëra nga Komisioneri i evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn, pas një takimi në Bruksel të ministrave të Financave të zonës euro. "Kësti i parë do të jetë në transferim drejt Athinës sot më 18 maj", kishte deklaruar Rehn. Zëdhënësi i tij theksoi se kjo nënkuptonte që shuma ishte e gatshme drejt Greqisë. Ky këst prej 14.5 miliardë euro është pjesë e programit të huave ndihmëse me vlerë 80 miliardë euro, të premtuar për një periudhë tre vjeçare nga partnerët e Greqisë që janë pjesë e zonës euro. Ndërkohë që, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do t'i huajë Greqisë rreth 30 miliardë euro./ /i.p/
KOMENTE