Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqipëria, në “Ekspo-Milano 2015” falë ndihmës italiane
English

Berisha: Shqipëria, në “Ekspo-Milano 2015” falë ndihmës italiane

Tiranë, 18 maj, NOA – Pala italiane angazhohet që të krijojë një mbështetje për mundësinë e prezantimit të firmave shqiptare në sipërmarrjen gjigande “Ekspo-Milano 2015”, gjatë së cilës Milano do të bëhet kryeqytet i botës.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka theksuar gjatë një konference për shtyp me kryebashkiaken e Milanos, Leticia Morati, ku ka theksuar se kanë zhvilluar së bashku një takim shumë të rëndësishëm.

“Kryetarja e Bashkisë së Milanos më prezantoi mua parimet e ndërtimit të kësaj ekspozite të shkëlqyer, sipas të cilave, ajo nuk projektohet thjesht si një muze i arritjeve më të mëdha të teknologjisë dhe biznesit botëror, por si një proces pothuaj universal, në të cilin kombet e planetit kanë mundësi të shfaqin anën e tyre më të mirë”, tha ai.

Më tej, kreu i qeverisë tha se “mundësitë e partnershipit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Milanos, janë të mëdha”.

Më tej, ai tha se me kryebashkiaken e Milanos është diskutuar mbi një studim të mundshëm me palën italiane, se “cilat janë mundësitë më të mira për të pakësuar trafikun në kryeqytetin shqiptar dhe siguruar një lëvizje të lirë të qytetarëve shqiptarë brenda tij”.

“Sikundër ramë dakord të bashkëpunojmë në shumë fusha të tjera”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE