Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata e plotë, Topi: Kriza zgjidhet, mjafton që palët të lexojnë ligjet
English

Deklarata e plotë, Topi: Kriza zgjidhet, mjafton që palët të lexojnë ligjet

Tiranë, 18 maj, NOA, Update – “Gjërat janë shumë të qarta, mjafton t’i studioni dhe t’i interpretoni mirë”. Deklarata e Presidentit të vendit ndaj gazetarëve duket se vlen dhe për dy forcat kryesore politike.

Në prononcimin e dhënë për mediat sot, Topi u shpreh se situata zgjidhja politike gjendet nëse palët ulen dhe lexojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Topi i’u përgjigj interesimit të mediave, në lidhje me situatën politike në vend në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve.

Zoti President, po bëhen negociata për zgjidhjen e krizës politike?

"Në zyrën time jo, por mund t’ju them që kam demonstruar në mënyrë të vazhdueshme, po ndjek me shumë vëmendje dhe inkurajoj dialogun politik.

Kjo është një çështje që sigurisht po krijon një lloj situate jo të këndshme, sepse njerëzit padyshim janë të ndjeshëm, institucionet kanë nevojë që të funksionojnë në tërë dimensionet e veta.

Gjithsesi çelësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve; së pari për të ri-instaluar dialogun; pastaj për t’u futur në ato terma të cilat mbi të gjitha janë mekanizma ligjorë.

Pra sot ne nuk jemi në një moment kur kemi mangësi strukturash institucionale dhe mungesë dijesh.

Unë mendoj që janë të gjithë instrumentet për të shkuar drejt zgjidhjes së një krize, e cila së paku për mekanizma ligjore dhe institucionale nuk mungon. Pra duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmë".

Ju jeni një nga institucionet që mund të vini në lëvizje Komisionin e Venecias. Do të bëni një veprim të tillë nëqoftëse jua kërkon Partia Socialiste?

"Problemi është më se i qartë. Këtu nuk është problemi nëse jua kërkojnë, është problemi që ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucioneve, e partive politike, e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Lexoni Kushtetutën, lexoni ligjet sesi mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe pastaj për të kaluar në Komisionin e Venecias dhe si mund të vihet në lëvizje ky Komision. Pra janë gjëra shumë të qarta, mjafton t’i studioni dhe t’i interpretoni mirë".

m.xh/NOA

KOMENTE