Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan; Profil/ Usta Isuf Myzyri, Ai Që I Këndoi Dashurisë
English

Elbasan; Profil/ Usta Isuf Myzyri, Ai Që I Këndoi Dashurisë

ELBASAN, 18 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Kompozitor, Artist i Popullit, themelues i orkestrinës popullore, Isuf Myzyri njihet nga të gjithë si vjershëtari dhe këngëtari, që më zërin e tij i këndoi dashurisë dhe që njihet jo vetëm në qytetin e tij të lindjes, por në të gjithë vendin. U lind në vitin 1881, nga një familje e varfër elbasanase dhe për ta mbështetur atë, në moshë shumë të re nisi punën si bahçevan e më pas si berber, zanate që i ushtroi deri në moshën 25 vjeç. Skulptori dhe pedagogu i Artit në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Bujar Kapllani, thotë për ATSH se "Isuf Myzyri ishte shumë i ri në moshë kur iu zgjua dëshira të merrej me këngën popullore". Pas pune, me miqtë e tij këndonte këngë të muzikës popullore dhe shquhej për zërin e ëmbël dhe veshin e tij të mprehtë muzikor. Shumë shpejt ai do të braktiste zanatet e tij e do t'i përkushtohej tërësisht muzikës. Si autodidakt mëson instrumentin e violinës dhe nis këngët e para, duke u bërë edhe autor i teksteve të tyre. Thonë se Isuf Myzyri ishte analfabet, por kjo nuk e pengoi aspak në krijimin e vargjeve të tij. Në vitet e para të shekullit të XX -të Usta Isufi ( qyteti e quan usta jo prej profesioneve që kishte, por prej muzikës që këndonte) në vitin 1905 krijoi orkestrën e tij popullore në Elbasan, të përbërë nga Thoma Prifti me klarinetë, Mehmet Balashi me lahutë, Arif Topalli me dajre, Musa Bebeti me mandoll, si dhe me instrumentë të tjerë si cyrl bishtgjatë, ndërkohë që vetë Isufi i binte violinës dhe drejtonte orkestrën, e cila luante në sheshe, në dasma, në festa si dhe në pikat turistike të qytetit. Shumë shpejt orkestra krijoi repertorin e saj me këngë erotike, historike - patriotike. "Duke qenë se vetë u mor me zanatin e bërjes së qelesheve, të cilën e mësoi në Tiranë nga miku i tij Rexhep Murthi, orkestrina e tij ruajti traditën e kostumit kombëtar", thotë Kapllani. Usta Isuf Myzyri e ruajti me fanatizëm muzikën popullore pasi e kishte me shumë pasion. Vetëm në harkun kohor prej 10 vjetësh, pikërisht në vitet 1929 - 1939 Isuf Myzyri kompozoi 16 këngë, nga të cilat ndër më të përmendurat janë "Ma mirë n'pyll, se n'qytet", "Kur hyna n'port t'kalasë", "Në zabel të gjeta", " Një lulisht me trandafila", etj. Por, sipas disa dokumentave të ruajtura në Librin " Enciklopedia e Elbasanit", thuhet se Isuf Myzyri është autori i 90 krijimeve poetike e muzikore, por vetëm 21 prej tyre njihen në ditët e sotme. Ishin vitet '30-të kur Usta Isufi do të njihej jo vetëm nga qytetarë elbasanas, por edhe nga mbarë Shqipëria, duke shënuar edhe kulmin e karrierës së tij, këngët e tij cilësoheshin si perla të muzikës popullore. Ai i këndonte dashurisë për vendin e tij, Elbasanin, natyrës së bukur, gocës elbasanase, traditës së qytetit, bujarisë, si edhe bektashinjve, sektit të cilit ai i përkiste. Këngët e tij u kënduan me shumë pasion nga qytete të Shqipërisë së Mesme. Ato u mbajtën gjallë nga këngëtarë të tjerë bashkëkohës të autorit, si Met Balashi, Arif Topalli, Maria Dhama, vëllezërit Zena, Mustafa Mehja, Zina Zdrava, Suela Sadiku etj. Ansambli i Këngëve dhe Valleve në Elbasan mban emrin "Isuf Myzyri". Këngët dhe muzika e Usta Isuf Myzyrit përfaqëson një pjesë të rëndësishme të traditës së këngës popullore. Ndonëse kanë kaluar 54 vjet nga vdekja e tij, Artisti i Popullit vazhdon të kujtohet jo vetëm nga qytetarë të Elbasanit, por nga mbarë Shqipëria. Ai krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare elbasanase të shekullit të XX, me vargje dhe melodi të krijuara nga ai vetë dhe të mbështetura në motivet e jetës së përditshme të kohës që jetoi. Ato janë bërë këngë që i këndojnë dashurisë dhe miqësisë, kudo ku janë dhe jetojnë shqiptarët. - Monumenti i ngritur për nder të Usta Isuf Myzyrit - Isuf Myzyri vdiq më 22 tetor të vitit 1956, në qytetin e tij, në Elbasan. Si njeri, si qytetar dhe artist, la mbresa të paharruara me veprën e tij. Krijimtaria dhe këngët e kanë bërë atë të pavdekshëm. Në vitin 1956, me rastin e 76-vjetorit të lindjes, Presidiumi i Kuvendit Popullor i asaj kohe e dekoroi me "Urdhrin e Punës së Klasit të Dytë". 22 vjet më vonë, më 7 qershor të vitit 1978, i jepet titulli më i lartë, "Artist i Popullit". Isuf Myzyri është shpallur "Qytetar Nderi i Elbasanit". Për nder të tij, pranë shtëpisë karakteristike, sot "Muzeu Etnografik", ngrihet monumenti i Isuf Myzyrit. Figura e bronxtë është paraqitur me violinë në dorë dhe poshtë faqes së majtë, duke u përulur përballë publikut, i cili e duartroket. Dora e djathtë është paraqitur në pozicion gjysmë të lëshuar me harkun e violinës përpara, me idenë se këngëtari e ka mbaruar këngën dhe u kthen mirënjohje bashkëqytetarëve të cilët kënduan dhe shpërndanë këngën e tij në të gjithë krahinat e Shqipërisë dhe në diasporë./s.s./
KOMENTE
  • Xheni Frakulli16:27 - 22 Mars 2011
    Usta Isuf Myzyri nje nga artistet me te njohur te muzikes popullore shqiptare i cili ka qene eshte dhe do te mbetet nje figure e shquar e kultures muzikore shqiptare.......... po tani ne kohet e sotme ekzistojne artiste me kritere e nje kompozitori si isuf myzuri?/?/ por neqofte se nuk ekzistojne keta personalitete atehere ai qe eploteson kete gje eshte Usta Isufi qe edhe pse rridhte nga nje familje e varfer ai mundi te koorrte njr sukse te madh ne jeten e tij artistike >............. ai do te vazhdoje te mbete nje figure e shquar ne artin e muzikes popullore pasi kenget e tij te mbushin plot emocione kur i kendon oe i degjon,Isuf Myzyri artist i popullit shqiptar pergjithmone