Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fjala E Omerikëve , Një Botim Për Piktorin Omer Kaleshi
English

"Fjala E Omerikëve", Një Botim Për Piktorin Omer Kaleshi

TIRANË, 18 Maj/ ATSH, Suada Daci/- "Fjala e Omerikëve", është botimi i ri që përmbledh poezi nga autorë të ndryshëm, që janë frymëzuar nga vepra e piktorit shqiptar Omer Kaleshi, i prezantuar sot në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Autorët e poezive janë: Jacques Lacarrière, Laure Cambau, Özdemir Ince, Eftim Kletnikov, Ilhami Emin, Jordan Plevnes, Klime Korobar, Daim Iliazi, Ali Podrimja, Petraq Risto, Alket Çani, Luan Rama, etj. Përmbledhja e tyre është bërë nga studiuesi Luan Rama, i cili thotë se, "ky libër është një kumt poetik për krijmtarinë shumëvjeçare të Omer Kaleshit, piktorit, që me itenerarin e jetës së tij përfaqëson katër vende, Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Francën". Sipas tij, "poetë nga të katër këto vende, duke shtuar dhe Kosovën, miq të piktorit dhe njohës të pikturës së tij, bashkojnë zërat e tyre në këtë ligjërim poetik, ku çdo poezi ballafaqohet me një tablo, me "kokat" e tij, me atë ç'ka përbën shpirtin e këtij artisti, sa ballkanas, aq edhe evropian". Libri përmban edhe shumë riprodhime të pikturave të Kaleshit, të cilat qëndrojnë krahas shkrimeve që ato kanë frymëzuar, ndërsa vetë piktori Omer Kaleshi ndihet mjaft i kënaqur. Omer Kaleshi, lindur më 1932 me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë. Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1965 u vendos përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij./n.m/
KOMENTE