English

Gjonaj:Greva E Opozitës, Kamping Në Bulevard

TIRANË, 18 Maj/ATSH/.- Deputetja e Partisë Demokratike, Adriana Gjonaj e cilësoi sot grevën e urisë së opozitës "një kamping në bulevard". "Një kamping në bulevard është padyshim një performancë e re. Por për të populluar çadrat duheshin edhe para dhe me para në dorë protestuesit do të ishin më të angazhuar", tha deputetja Gjonaj në një deklaratë për mediat. Sipas saj, |"me studimet e fundit, Edi Rama zbuloi se njeriu nuk ka nevojë as të ushqehet. Siç po e dëshmojnë tek çadrat edhe pas 18-ditëve ata që ushqehen me frymën dhe erën e luleve të Edvinit dhe janë "më të fortë se kurrë." "Tani që u zbulua se jetohet me frymë dhe paguhet në dorë, Rama thotë se ka kërkesa të shumta për kamping. Aty mund të hysh, mund të dalësh, mund të kthehesh, mund të ikësh prapë", tha Gjonaj në deklaratën e saj. /a.s//n.m/
KOMENTE