Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata, Vijojnë Dëshmitë Kundër Bandës Së Cërrikut
English

Gjykata, Vijojnë Dëshmitë Kundër "Bandës Së Cërrikut"

TIRANE, 18 Maj/ATSH/.- Dy ish- punonjës të Gardës së Republikës dëshmuan sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e radhës kundër "Bandës së Cërrikut". Dëshmitarët Pjetër Nikolli dhe Pashk Doda dëshmuan për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kohën e trazirave të vitit 1997 në Cërrik, kur një grup personash të armatosur sulmuan forcat e rendit, duke vrarë 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe plagosur disa të tjerë. Duke kujtuar ngjarjen e rëndë, ku ata mbetën të plagosur, dëshmitarët thuajse njëzëri pohuan se kishin rënë në pritë sapo kishin hyrë në Cërrik. Aktualisht, procesi për këtë çështje është fokusuar tek dëshmitarët, që në pjesën më të madhe janë ish- punonjës së Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në operacionin për vendosjen e rendit në kohën e trazirave të vitit '97 në Cërrik. Ndërkohë, si të pandehur në këtë proces janë shtetasit Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen si autorë të sulmit me armë zjarri ndaj punonjësve të Gardës dhe Policisë së Shtetit më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik, me pasojë vdekjen e 6 gardistëve si dhe plagosjen e 9 punonjësve të policisë. /a.m/s.s./
KOMENTE