English

Greqi - Skandali Me Zëvendësministren Trondit Qeverinë

ATHINË, 18 maj /ATSH-ANSA/ - "Tajfuni Angela godet qeverinë", titullon sot e përditshmja socialiste To Vima, pasi zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Angela Gerekou, u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të një skandali me bashkëshortin e saj, një këngëtar i famshëm i cili prej vitesh nuk kishte paguar taksat. To Vima shkruan se "për 17 vjet ata kanë bërë sikur nuk dinin gjë për taksat e grumbulluara deri në 5.5 milionë euro të Tolis Voskopoulos". Dhe gazeta tjetër e majtë, Ta Nea, e krahason zëvendësministren Gerekou, një deputete dhe ish-aktore, me Efigjeninë e Euripidit të "sakrifikuar" nga Papandreu për borxhet e bashkëshortit të saj. Kundër Voskopoulos janë hapur hetime fiskale duke nisur nga vitit 2000 dhe i është vendosur një gjobë prej 3 milionë euro, shkruan gazeta Eleftherotypia, por ajo nuk u ekzekutua kurrë për shkak të disa seancave të tjera gjyqësore. Papandreu ndërhyri dje pas skandali u bë publik. Gerekou paraqiti dorëheqjen e cila u pranua menjëherë. Ndërsa mediat hipnotizojnë tashmë ndryshime në qeveri, për të cilat flitet prej kohësh, partia opozitare Demokracia e Re e akuzon kryeministrin se "nuk është i aftë të garantojë dhe të sigurojë transparencën në partinë dhe qeverinë e tij, ndërsa në publik shfaqet si prokurori kundër të gjithëve". Gazeta e djathtë Eleftheros Typos e akuzon ministrin e Financave Giorgio Papaconstantinou se "ka fshehur për muaj me radhë dosjen Voskopoulos ndërsa sulmon shkelësit e vegjël". Ndërsa gazeta Apogevmatini, edhe kjo e djathtë, shkruan se "largimi i Gerekout hap rrugën për riorganizimin e qeverisë". /e.v/
KOMENTE