Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski: Problemi I Emrit Të Maqedonisë Mbetet Afatgjatë
English

Gruevski: Problemi I Emrit Të Maqedonisë Mbetet Afatgjatë

- Kryeministri maqedonas në një takim jozyrtar me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu - MADRID, 18 maj /ATSH-MIA/ - Nuk mund të them se jam optimist, pasi problemi i emrit të Maqedonisë është afatgjatë dhe ne mbetemi në pritje, deklaroi për median kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, pas takimit me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu, gjatë samitit BE-Amerika Latine që po zhvillohet në Madrid. Takimi jozyrtar zgjati rreth 20 minuta gjatë darkës së djeshme në pallatin mbretëror spanjoll. Gruevski tha se homologu i tij grek ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit, ku ndërmjetëson edhe përfaqësuesi i OKB-së, Mathew Nimitz. Gruevski dhe Papandreu biseduan edhe për rajonin edhe për nevojën që të gjitha vendet të bëhen anëtare të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur si për gjendjen ekonomike të Greqisë./ a.jor.
KOMENTE