English

I gjenden qese me kanabis në shtëpi, arrestohet

Kavajë, 18 maj, NOA – Forcat e policisë së Kavajës kanë arrestuar 18-vjeçarin me inicialet E.K., lindur dhe banues në Malin e Robit në Kavajë pasi e kanë kapur në flagrancë ndërsa dispononte qese me kanabis.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të lartpërmendurit, iu gjet një sasi lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa me peshë prej 26 gram.

Mësohet se ajo ishte e ndare në pesë qese farmaceutike dhe ajo disponohej prej të arrestuarit, ndaj të cilit tashmë rëndon vepra penale e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE